reklamë

Vepra e Xhevdet Xhafës në ekspozitën e Galerisë Kombëtare të Kosovës

Galeria Kombëtare e Kosovës po prezanton veprën “Autobiografia” të artistit Xhevdet Xhafa, në kuadër të ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, kuruar nga Hana Halilaj.

Sipas Galerisë, seria “Autobiografia” trajton vetë-reprezentimin përmes shenjave, teksturave, ngjyrave dhe objekteve të përditshme, duke e paraqitur identitetin përmes kujtesës, mungesës dhe përvojës së jetuar.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 26 gusht 2026.

ObserverKult


Lexo edhe:

“Kokat që gufojnë” e Gjelosh Gjokajt në Galerinë Kombëtare të Kosovës