
Posa ka dalë në qarkullim numri i dytë për këtë vit i revistës letrare të traditës “Jeta e re”. Revista hapet me tekstin “Hije që lexojnë”, shkëputur nga libri “Historia e leximit” të autorit Roberto Manuel. Ndërkaq, në rubrikën e prozës botohen tregimet: “Udhëtimi në Paris” dhe “Ella” të Zejnullah Rrahmanit, “Alejandro Gonzales Menendez” dhe “Protopapë Lukë Vithkuqari, Zograf” të Azem Qazimit, “Nëna Cile” i Bedri Tahirit, “Gruaja e gurit” i Gent Markajt, “Përkthyesja” i Eftim Etkind-it”, “Napoleoni dhe spektri” dhe “Një aventurë në Irlandë” të Sharlotte Brantë, “Ribashkimi” i Ihumpa Lahir-it dhe “Pantallona në ulje” të Slavenka Drakuliq-it.
Në rubrikën e poezisë me nga një cikël poezish prezantohen Nexhat Halimi, Ervina Halili, Halil Matoshi, Rizah Sheqiri, Pia Tafdrup dhe Mery Oliver.
Në rubrikën qendrore Dossier këtë herë vjen Kristina Peri Rossi, poete, prozatore, përkthyese dhe eseiste paraguaiane. Ajo në këtë numër të revistës është përfaqësuar me një cikël të gjerë poezish, pastaj me tregimet “Minitregimi”, “Mërgimtari”, “Plasa”, ”Të çrrënjosurit” dhe “Martiri”, për të vazhduar me një vështrimi për veprën e saj me titullin “Kristina Peri Rossi: Lufta dhe dashuria” të autorëve Maria Hose dhe Nestor Sanginet-it dhe për të përfunduar me një intervistë të autores me titullin “Dashuria e fundit gjithmonë është vrasëse”.
Rubrika e kritikës fillon me tekstin “Kush e hodhi litarin” të Nysret Krasniqit, vështrim për romanin “Manual rrëzimi” të autores Jonila Godole, për të vazhduar me “Filozofia e një dhembjeje për vete përmes letërsisë dhe gjuhës” (për veprën poetike “Një dhembje për vete” të Xhavit Beqirit) të Rrahman Paçarizit, “Modeli semantik dhe funksioni narrativ në prozën e Rexhep Murtez Shalës” të Antigona Zenelit, “Semantika e shtëpisë dhe kriza e subjektit” të Qerim Kryeziut, për romanin “Hiri i shtëpisë” të Sevdail Zejnullahut dhe vazhdimi i dytë nga libri “Modernizmi i painkuadruar” i autores Bojana Videkaniq.
Përkthyesit që kontribuan në këtë numër të revistës janë: Alket Çani, Alfred Beka, Arben Idrizi, Anton Berishaj, Qerim Raqi dhe Ilir Breca.
ObserverKult
Lexo edhe:






