reklamë

Kalaja e Prizrenit rihapet për vizitorët, disa pjesë mbeten të mbyllura

Kalaja e Prizrenit do të jetë e hapur sot, më 7 shtator 2026.

Sipas njoftimit, për shkak të punimeve infrastrukturore që po vazhdojnë, disa pjesë të Kalasë do të mbeten të mbyllura dhe të paarritshme për vizitorët për arsye sigurie.

Vizitorëve u është bërë thirrje që gjatë qëndrimit në Kala t’i respektojnë shenjat orientuese dhe kufizimet e vendosura në zonat ku po kryhen punimet.

Kalaja ishte mbyllur përkohësisht për shkak të realizimit të punimeve infrastrukturore.

ObserverKult


Lexo edhe:

Ulqini nderon akad. Rexhep Qosjen/ Në Kalimerën Poetike edhe dy mbrëmje autoriale