reklamë

Rijad Berisha: Kurajë e terratisje sysh

(Prozë poetike)

Shpresëthyer fishkëllonin yjtë e natës dhe të zemrës së saj, duke dalë nga bota e reales – duke e lidhur nyjë natshëm.
Në gjunjë, mes Asaj, Frymës dhe Hënës, një zemër tjetër blegëron si somnabul që vallëzon me kujtimet.
Shpresëthyer flokët e saj të harlisur nga damka e ledhatimit.
Shpresëthyer një xham që tregonte të gjitha transparencat e një mori rrëkesh lotësh të humburt.
Nuk mbetet asgjë përveçse të ikësh përgjithmonë: me dhimbje shpresëthyer – ah, shpre – së – thy – er!

ObserverKult