“E dashura bija ime ,
kur të vëresh se pleqëria po më afrohet, të lutem ki durim me mua dhe mbi të gjitha, përpiqu të kuptosh çfarë po kaloj.
Nëse ta përsëris të njëjtën histori shumë herë, mos më ndal , më dëgjo edhe një herë – si dikur, kur më luteshe të të tregoja përrallën tënde të preferuar derisa të të zinte gjumi.
Nëse ndonjëherë nuk dua të lahem, mos u zemëro. Kujto si të vrapoja pas, duke të lutur, ndërsa ti kishe mijëra tekat e tua.
Nëse humbas në teknologjitë e reja, mos më shiko me çudi. Kujto me sa durim të mësova të mbaje lugën, të lidhje këpucët, të lidhje flokët.
Kur të shohësh se vitet po më rëndojnë, ki jo vetëm durim… por mirëkuptim.
Nëse humbas fillin e bisedës, prit pak. Dhe nëse nuk më kujtohet, mos më fole ashpër – për mua ka rëndësi prania jote, jo tema.
Kur këmbët e mia të lodhura të mos ecin si dikur, zgjatmë dorën.
Ashtu si ta zgjata unë kur ti po mësoje të ecje.
E kur të vijnë ato ditë të vështira, mos u trishto. Rri pranë meje, më kupto dhe më duaj, ndërsa unë afrohem ngadalë drejt muzgut të jetës sime. Me të njëjtën ngrohtësi që të kam dhënë gjithë jetën, dua të të them edhe një herë:
Të dua, bija ime.”
𝘄𝗲𝗯
ObserverKult
Lexo edhe:





