
Opera e Kosovës do të shënojë 5-vjetorin e themelimit me 19 nëntor me një mbrëmje të veçantë artistike, të titulluar “Opera Gala”.
E ftuara speciale e kësaj mbrëmjeje do të jetë sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi, një nga artistet më të afirmuara shqiptare në skenën ndërkombëtare të operës.
Ajo do të interpretojë e shoqëruar nga Orkestra e Operës së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit italian, Carlo Goldstein.
Goldstein ka një karrierë ndërkombëtare në repertorin operistik dhe atë simfonik, me angazhime në institucione të njohura muzikore, përfshirë Teatro La Fenice në Venedik, Sydney Opera House dhe Vienna Volksoper, ku ka shërbyer si dirigjent kryesor i ftuar.
ObserverKult
Lexo edhe:
Biblioteka e Obiliqit pasurohet me 200 libra të rinj nga Instituti Albanologjik






