reklamë

Borges dhe mposhtja e trishtimit

Jorge Luis Borges

Jorge Luis Borges tregon se po i nënshtrohej trajtimit të verbërisë; se kur nëna e shtrirë në shtratin e vdekjes e kishte pyetur nëse tani shikonte pak më mirë, ai i qe përgjigjur se jo, se gjithçka kishte qenë e kotë dhe se ai ishte ende i verbër. Një javë më vonë, nëna e tij vdiq dhe ai pyeste veten: “Sa do të më kushtonte ta gënjeja? Sikur t’i kisha thënë se mund të shihja pak ngjyra, të paktën blunë që i mungonte aq shumë.”

Me siguri pas kësaj, Borges shkroi poemën “Pendim” duke kërkuar që ta rrëmbenin akullnajat e harresës, si dhe të reflektonte mbi nevojën për të qenë i lumtur. Sipas të madhit Borges ndonjëherë është e detyrueshme të jemi të lumtur, jo aq për veten tonë, por më shumë për ata që na duan. Edhe nëse prushi na digjet në gjoks, edhe nëse një kujtim na copëton shpirtin, ne duhet të jemi të lumtur.

Kur të pyesin nëse ekziston vërtet Zoti, thuaj po, se madje ka dy Zot, njëri është ai që të bën të shohësh buzëqeshjen e një nëne, dhe tjetri është ai që shikon veten në pasqyrë. Le ta dinë kalimtarët e jetës që të jemi të lumtur. Gabo ka thënë se në luftën midis gëzimit dhe dhimbjes, e para ka një avantazh të jashtëzakonshëm. Ndërsa francezi Deleuze na mëson se me dhimbjen manipulohemi lehtë; se edhe të fuqishmit na ngulitin dhimbje përmes fjalëve të tyre për të na thyer. Në betejën e përditshme të jetës, arritja më e madhe është kur mposhtim trishtimin nga llogoret e një buzëqeshjeje.

Në shqip: B. K.

ObserverKult


Lexo edhe:

Miguel de Cervantes: Njeriu që krijoi ëndërrimtarin më të famshëm në botë