reklamë

Shkrimtari britanik, M. John Harrison, fiton çmimin “Booker” në moshën 81-vjeçare

Shkrimtari britanik, M. John Harrison, është fituesi i çmimit prestigjioz “Booker 2026” për romanin e tij “The End of Everything”, duke u bërë autori më i moshuar që e fiton këtë çmim në historinë e tij, në moshën 81-vjeçare.

Harrison u shpall fitues gjatë ceremonisë së zhvilluar në Londër, më 9 nëntor, ku u vlerësua me çmimin prej 50 mijë paundësh. Romani u përzgjodh unanimisht nga juria mes gjashtë veprave të përfshira në listën e ngushtë të këtij edicioni.

“The End of Everything” është një roman distopik me elemente satire, i vendosur në një të ardhme të afërt, pas një katastrofe misterioze që ka tronditur shoqërinë. Historia ndjek një burrë që jeton në bregdetin e Kentit, në Angli, së bashku me tezen e tij të moshuar, në një botë ku rendi shoqëror është përmbysur dhe shfaqen qenie misterioze që ndryshojnë formë.

Kryetarja e jurisë, historiania dhe shkrimtarja Mary Beard, e cilësoi veprën si një pasqyrim të politikës së kohës përmes perspektivës së së ardhmes, duke vlerësuar ndërthurjen e humorit të errët, satirës politike dhe një fijeje optimizmi.

Me një karrierë letrare që shtrihet në gjashtë dekada, Harrison ka botuar 13 romane. Fitorja e tij shënon gjithashtu çmimin e parë “Booker” për shtëpinë botuese të pavarur “Serpent’s Tail”./oranews

ObserverKult


Lexo edhe:

Fitues i Oscar, regjisori Sebastian Lelio ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare