
E pashë mes librash.
Ishte si ato për të cilat shkruhen libra.
Nuk më pa,
siç nuk shohin ato që lexojnë libra.
Ish aq e bardhë e aq e bukur
sa pata frikë se mos ngrinte kokën
e më shihte në sy.
Ika duke sharë me vete:
si s’qëlloi një poet andejpari
ta merrte e ta përjetësonte në një poezi!
ObserverKult






