
Producenti i muzikës dhe njëri prej emrave më të rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, Ilir Osmani, i njohur si IlirOs, ka vdekur në moshën 55-vjeçare.
Osmani ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, si pasojë e një ataku kardiak.
Pas luftës, ai pati një rol të rëndësishëm në zhvillimin e skenës moderne muzikore në Kosovë, duke kontribuar në avancimin e hip-hopit dhe në përkrahjen e artistëve të rinj.
Si producent dhe muzikant, ai bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, ndërsa punoi edhe në muzikë për filma, teatër dhe dokumentarë. Ishte gjithashtu basist i jazz-it.
Ndërkaq, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij e kujtojnë si një mendje kreative dhe novatore, që shpesh ishte shumë hapa përpara kohës së tij./rtk
ObserverKult
Lexo edhe:






