A do ta thyhet rekordi? Katalogu muzikor i Queen mund të shitet për mbi 1 miliardë dollarë

Këngët e Queen janë të njohura në mbarë botën dhe puna e grupit së shpejti mund të shitet për një shumë marramendëse.

Një burim i njohur me blerjen e muzikës i thotë CNN se diskutimet janë “duke u zhvilluar mirë” që Universal Music Group të blejë katalogun e Queen nga Disney Music Group.

Burimi shtoi se shitja mund të kalojë 1 miliard dollarë dhe se marrëveshja “pritet të mbyllet brenda një muaji”.

CNN ka kontaktuar me Universal Music Group dhe Disney Music Group për koment, si dhe një përfaqësues të grupit.

Bruce Springsteen më parë i printe kësaj liste me shitjen e katalogut të këngëve të tij, me një total prej 500 milionë dollarësh.

Kjo shumë mbetet padyshim shuma më e lartë për të cilën është shitur një katalog muzikor, por nëse shitja e Queen kalon, do të vendoset një rekord i ri.

Totali miliardë dollarësh për muzikën e Queen’s është padyshim kaq i lartë, falë filmit fitues të Oscarit të vitit 2018 “Bohemian Rhapsody”, i cili tregoi historinë e fillimit të grupit me fokus në frontmenin e ndjerë Freddie Mercury, duke frymëzuar kështu një ringjallje të popullaritetit në muzikën e grupit./konica.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PAK HISTORI, DISA RREGULLA DHE SHUMË KURIOZITETE, ÇFARË DUHET TË DINI PËR EUROVISION 2023?

Edicioni i 67-të i Eurovision Song Contest do të mbahet në Liverpool. Ky edicion do të mbahet nga 9 deri më 13 maj dhe do të jetë një edicion special.

Edicioni i vitit 2023 duhej të ishte mbajtur në Ukrainë. Por kjo nuk do të ndodh për shkak të luftës së vazhdueshme.

E këtë e vendosi komiteti organizativ i festivalit të muzikës. Eurovizioni u caktua të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo e fundit përfundoi në vendin e dytë në edicionin e mëparshëm, titulli i vendit pritës 2023.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult