Festivali “Kënga Magjike” nuk do të rikthehet këtë vit dhe këtë e konfirmojnë burime të emisionit Prive.
Ardit Gjebrea ka vendosur që ta vë në pauzë Festivalin “Kënga Magjike”, i cili tashmë është bërë traditë përmbi dy dekada dhe me siguri do i mungojë ditëve të ftohta të dhjetorit këtë vit.
Festivali ka ngjallur mjaft interes vitet e fundit dhe shumë këngë të tij janë kthyer në hite./Prive
ObserverKult
Lexo edhe:
KËNGA MAGJIKE DHE DY FJALË PËR TË VËRTETËN….
Nga Kozeta Kurti
Dy fjalë për të vërtetën, udhëhequr nga dashuria që kam për muzikën, që s’ka të bëjë veç me këtë festival, por me gjithë kaosin që po kalon muzika shqiptare, e cila vuan krijimtarinë dhe vendin e saj e ka zënë prodhimi, fabrikimi, ushqimi i shpejtë dhe “kap ça të kapësh”.
Këtu tre fituesit (ata të mbrëmshmit apo tre të tjerë) janë problemi më i vogël dhe më sipërfaqësori, sepse kushdo të kishte qenë në vendin e tyre, një pjesë do e mbështeste vendimin, një pjesë do e kundërshtonte, sepse në këtë vend, ka veç fitues dhe humbës. nuk ka njerëz të mëdhenj që shijojnë dhe bëjnë qejf, që lumturohen se janë në skenë pas më shumë se një viti mbylljeje, izolimi, traumash psikosociale që provokoi pandemia në të gjithë globin.
Këtu tre fituesit (ata të mbrëmshmit apo tre të tjerë) janë problemi më i vogël dhe më sipërfaqësori, sepse në këtë festival (dhe jo veç këtë vit) nuk ka profesionistë. Por tifozë, që votojnë mbi bazë tarafesh, krushqish, fqinjësish, kushërinjsh të parë, komshinjsh. Pra sipas formulës “sa më jep, aq të jap”. Dhe pikërisht këta, nuk kanë asnjë mundësi të gjykojnë një proces të pavarur votimi! As edhe një mundësi, sepse u mungon integriteti profesional.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult