A do të publikohet? Kush e mban ditarin e shkruar me dorë të Mbretëreshës Elizabeth?

Më 8 shtator të vitit 2022 u nda nga jeta Mbretëresha Elizabeth, pas 70 vitesh në fronin britanik. Letrat personale të 96-vjeçares së ndjerë dhe ditarët ka shumë gjasa që të bëhen publike.

Mbretëresha e ndjerë mbajti një ditar gjatë gjithë mbretërimit të saj dhe iu referua incidenteve të jetës së saj private dhe publike. Sipas të njëjtave informacione, Paul Whybrew i cili ishte i afërt me Mbretëreshën do të marrë vendimin për të vendosur se cilat dokumente janë të përshtatshme për t’u bërë publike dhe cilat jo, pasi ai ka akses në arkivin e paçmuar.

Askush nuk është në gjendje të dijë se sa kohë do t’i duhet Paulit për të përfunduar këtë projekt. Por është e sigurt që Mbreti Charles III do të japë miratimin përfundimtar përpara se libri të botohet.

Nuk është e pazakontë që korrespondenca personale e një mbreti të publikohet. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në rastin e Mbretëreshës Viktoria kur ditarët e saj personal u publikuan në internet./gazetashqip

ObserverKult


Lexo edhe:

MBRETËRESHA KA LËNË NJË LETËR SEKRETE, HAPET PAS 99 VJETËSH

Elizabeta II ka lënë një letër të fshehtë, që mbahet brenda një kasaforte në ndërtesën historike të mbretëreshës Vitoria të Australisë, sipas “Daily Mail”.

Sipas burimeve, letra nuk duhet të hapet për 63 vjet të tjera, ndërsa ka 36 vjet aty.

Letrën, Shkëlqesia e saj e ka shkruar në nëntor 1986, gjatë një vizite shtetërore në Sidnej. Gjithashtu, janë dhënë udhëzime të qarta, se kur duhet të zbulohet për publikun, përmbajtja e saj.

Në shkresën nga mbretëresha drejtuar kreut të Bashkisë së Sidnejit, Australi, thuhet:

“Përshëndetje,

Në një ditë të përshtatshme, të zgjedhur nga ju, në vitin 2085, ju lutemi hapni këtë zarf dhe përcillni te qytetarët e Sidnejit, mesazhin tim.”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult