A do të rinisë seriali “Njerëz dhe Fate”? Arben Derhemi sjell lajmin e mirë

“Njerëz dhe Fate” duket se do të vijë në ekranet shqiptare me 10 seritë e ardhshme të tij.

Kështu ka deklaruar një nga protagonistët e serialit të famshëm shqiptar, aktori Arben Derhemi i cili sinjalizoi këtë rikthim pak kohë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Derhemi deklaroi gjatë një emisioni në RTSH se kur e jep fjalën e mban deri në fund, duke nënkuptuar se seriali shumë i dashur për shqiptarët do të rikthehet sërish.

“Unë kam hedhur dicka në rrjetet sociale dhe atë e di unë si personi që do jem edhe producent i 10 serive të ardhshme. Kur jap fjalën e mbaj deri në fund atë fjalë. Kështu që atë e di unë”, deklaroi ai.

Të njëjtën gjë pohuan edhe protagonistët  e tjerë të këtij filmi të cilët ishin të ftuar në program./(gazetatema)


Lexo edhe:

DO RIFILLOJË SË SHPEJTI: ZBULOHET ARSYEJA “QESHARAKE” PSE RTSH MBYLLI “NJERËZ DHE FATE”

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003, ka punuar një staf i përzgjedhur e mbase më i miri që mund të gjendej në ambientet e Televizionit Publik.

“Të punosh me dramaturgun më të mirë në Shqipëri, Ruzhdi Pulahën, me drejtor fotografie Astrit Omerin, me teknikun e zërit Kristaq Risto, montazhier Andon Beqari, regjisore të dytë Katerina Çelon, etj sigurisht që ke shpresë te suksesi” – thotë regjisori Ylli Pepo në një intervistë të tij ku zbulon dhe shkakun se pse u mbyll telefilmi.

Ndërkohë serial pas seriali regjisori ka shtuar edhe listën e aktorëve pjesëmarrës në ngjarje…

Tekstin e plot ë e gjeni KËTU