A e dini pse shqiptarët në shumë raste vishnin teshat mbrapsht? Ja cilat janë domethëniet!

shqiptarët

Bestytni shqiptare

Nëse dikush mbante një veshje të kthyer së prapthi, donte të tregonte se po përjetonte një ndjenjë të thellë hidhërimi, apo një gëzim të papërshkrueshëm.

Për shembull, në Mirditën e para shumë kohëve, veshja e gunës mbrapsht simbolizonte zinë e personit që e mbante dhe kishte të bënte me humbjen e një pjesëtari të familjes apo një personi të afërm, në mohë të re.

Këtë zbrazëti të madhe shpirtërore për familjen dhe fisin, mirditorët e shprehin përmes kësaj mënyre të veshuri.

Por, jo rrallëherë, nëpër rrugët e këtyre krahinave hasje edhe burra të qeshur në fytyrë që veshjet e bukura i mbanin së prapthi.

Në zonën e Kelmendit p.sh nëse një burrë vishte gunën së prapthi, donte të tregonte se ai kishte marrë përsipër rolin e shkuesit, për të kërkuar dorën e një vajze për të birin, apo ndonjë të afërm të tij ose mik.

Në këtë rast, një veshje e tillë mbahej për të shkuar punët “për së mbari”.

Kjo ishte një bestytni shumë e njohur në shoqërinë tradicionale shqiptare. Në raste gëzimi, si: lindja, fejesa, martesa etj., duhej veshur diçka së prapthi.

Duke bërë këtë verpim, personi në fjalë apo familjarët e tij, i prisnin rrugën mbrapshtësive që mund të kishin në jetë, në marrëdhëniet në çift, ato famijare etj.

ObserverKult

lexo edhe:

“Po shkundën plakat”, kjo është historia e kësaj legjende te shqiptarët