Fitimi i një çmimi Oscar për aktrim, jo vetëm që i bën aktorët krenarë dhe të lumtur, por iu zgjat edhe jetën.
Ky efekt i Çmimeve të Akademisë u zbulua nga Donald Redelmeier, një epidemiolog në Universitetin e Torontos në Kanada, i cili kontrolloi të dhënat demografike të 934 aktorëve që u nominuan për një Oscar aktrimi nga viti 1929 deri në vitin 2020, 340 prej të cilëve e morën këtë çmim.
Siç është raportuar në “PLoS One”, midis fituesve që tani kanë ndërruar jetë, mosha mesatare e vdekjes ishte 77.1 vjeç, ndërsa mosha mesatare e atyre që u nominuan, por nuk u shpërblyen, vdiqën 73.7 vjeç, praktikisht e njëjta moshë mesatare me kolegët, të cilët nuk u nominuan kurrë.
Duke pasur parasysh se mosha mesatare e vdekjes në Shtetet e Bashkuara ka qenë rreth 73 vjeç për dekada, a mund të ketë statuja e artë fuqi magjike?
“Jo, nuk është kështu”, shpjegon Redelmeier. “Zgjatja e jetës së dikujt ndoshta varet nga reduktimi i stresit, i lidhur me arritjen e majës së karrierës dhe për këtë arsye nuk ka më nevojë të turret në atë botë hiper konkurruese.
Praktikisht, është i njëjti efekt i vërejtur te fituesit e çmimit Nobel, të cilët jetojnë më gjatë se kolegët e tyre të pavlerësuar”.
Megjithatë, në rastin e çmimeve Oscar, mund të ketë edhe një efekt të dytë: fakti i të qenit gjithmonë në qendër të vëmendjes mund t’i shtyjë fituesit të reduktojnë teprimet për të shmangur dëmtimin e reputacionit të tyre./ a2news.com
ObserverKult
KOSOVA HEQ DORË NGA PJESËMARRJA NË “OSCARS 2024”
Kosova këtë vit nuk propozon film për garën e nominimeve në kategorinë e filmit ndërkombëtar për edicionin e radhës të Oscars 2024.
Këtë e ka bërë me dije Qendra Kinematografike e Kosovës nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ndërsa kanë bërë me dije edhe arsyen e heqjes dorë nga gara për vitin 2024.
“Për një dekadë të tërë, Kosova ka zhvilluar bashkëpunime dhe vazhdon si e tillë të rrisë marrëdhëniet me Akademinë e Çmimeve Oscars dhe komunitetin e tij vlerësues. Por pas trajtimit të aplikimeve të këtij viti, anëtarët e komitetit selektues kanë vendosur mos të propozojnë film për edicionin e Oscars 2024.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
Lexo edhe:
FAN NOLI: JEPNI PËR NËNËN
Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.
Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë,
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Cilët jan’ ata tiranë
Që të pren’ e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t’u-nxi, t’u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn’ e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok’ i mbytni,
Mbushni gjyle që t’i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult