Nëse shkoni në ndonjë librari të mirë sot në kërkim të dramave të Shekspirit, me siguri do ta gjeni të paktën një prej tyre.
Edhe nëse nuk mund ta gjeni atë që kërkoni në raftet e librave, ekziston gjithmonë interneti, ku ofrohet gjithashtu një larmi e madhe veprash dhe botimesh të ndryshme të plota – pothuajse të gjitha pa pagesë.
Megjithatë, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fakt, në kohën e Shekspirit, tekstet ishin mjaft të vështira për t’u gjetur. Qasja e pabesueshme që kemi tani në veprën e Shekspirit është falë një grushti botuesish. Kjo ishte një iniciativë në të cilën e panë potencialin fitues për t’i bërë tekstet e shkrimtarit lehtësisht të disponueshme për t’u lexuar.
Botuesi i parë që mori një shans për shfaqjet ishte Thomas Millington në fund të viteve 1500. Millngton ishte një operues i cili ishte i fokusuar në tekste të njohura. Ai ishte i fokusuar në tekste të hedhura rreth vrasjeve dhe monstrave dhe biznesi i të cilit ishte i vendosur në një cep të errët të Londrës.
Millington botoi edicionin e Titus Andronicus (tragjedi) të Shekspirit dhe të pjesës së dytë dhe të tretë të trilogjisë së dramave që ai shkroi për mbretin Henri VI. Pavarësisht vendndodhjes së pakëndshme të dyqanit të tij, botimet e Millington-it u shitën mirë dhe suksesi i tij inkurajoi të tjerët të hidhnin një vështrim në disa nga shfaqjet e tjera.
Librat e Shekspirit, vetëm për lexuesë elitarë
Deri në vitin 1623 – shtatë vjet pas vdekjes së Shekspirit – shitjet ishin mjaft të mira. Pothuajse të gjitha dramat botoheshin së bashku në një botim të mbledhur – një vëllim i njohur zakonisht si “Folio i parë” (foliot ishin librat me përmasat më të mëdha). Por ky botim ishte shumë i shtrenjtë, duke kushtuar rreth një paund – ekuivalenti i pagës pothuajse nëntë ditë për një mjeshtër të aftë. Ishte kështu një artikull luksi që vetëm të pasurit mund ta përballonin. Ky model u ndoq për shumë dekada, me dramat e Shekspirit që mbetën kryesisht të kufizuara për një lexues elitar që kishte fonde për të blerë botime të shtrenjta.
Personi i parë që u përpoq të thyente këtë model dhe të hapte akses te Shekspiri ishte Robert Walker (rreth 1709-61).
Walker kishte shumë të përbashkëta me Millingtonin në atë që ai botonte kryesisht tekste të lira, të disponueshme dhe sensacionale. Në mesin e viteve 1730, Walker zhvilloi një luftë çmimesh me institucionin botues në Londër, duke e ulur koston e botimeve në vetëm një qindarkë secili. Kjo çoi në një zgjerim të konsiderueshëm të lexuesve të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, në një kërkesë shumë më të madhe për shfaqjet e dramave të Shekspirit në teatrin e shekullit të 18-të.
Shekspiri u ofrohet të gjithëve me çmim të lirë
Në shekullin pasardhës, një tjetër botues i jashtëzakonshëm, John Dicks, ndoqi shembullin e Walker dhe uli çmimin e aksesit në veprat e Shekspirit edhe më shumë..
Dicks vinte, vetë, nga një sfond shumë modest dhe ishte i vendosur të vinte literaturë të madhe në dispozicion të sektorëve më të varfër të shoqërisë britanike. Në vitet 1860, ai botoi pjesët e Shekspirit individualisht në masën prej dy shfaqjesh për një qindarkë – gjysma e çmimit të Walker më shumë se një shekull më parë.
Më pas Dicks i mblodhi të gjitha dramat e Shekspirit në një vëllim të vetëm, të cilin ai e ofroi për shitje për vetëm 12 qindarka, ekuivalent me më pak se një të tretën e një qindarke për shfaqje – çmimi më i lirë ndonjëherë për një Shekspir të plotë. Dicks vlerësoi se ai shiti pothuajse një milion kopje të këtij libri, duke e bërë atë botimin më të suksesshëm të Shekspirit që ishte botuar ndonjëherë.
Një libër i madh i veprave të plota të William Shakespeare
Dicks mund të thuhet se ka bërë më shumë për të popullarizuar Shekspirin se çdo botues tjetër. Por edhe arritja e tij është tejkaluar në kohën tonë. Figura kyçe sot është, përsëri, një figurë mjaft e panjohur: një programues kompjuteri i quajtur Grady Ward. Ai krijoi një botim elektronik të dramave të Shekspirit në vitin 1993. Ward i bëri skedarët e tij të disponueshëm lirisht për të tjerët dhe ato u bënë bazë për një gamë të gjerë veprash falas. Gjasat janë që nëse keni parë ndonjëherë një shfaqje të Shekspirit në internet, do të keni parë një version të skedarëve origjinalë të Ward.
Në kohën tonë, Shekspiri është një fenomen global në dispozicion për dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën. Ai mund të gjendet qoftë në formë të shtypur ose në internet. Por nuk duhet të harrojmë kurrë borxhin që u kemi atyre figurave “të panjohura” që kanë ndihmuar në popullarizimin e veprës së Shekspirit gjatë shekujve – Millington, Walkers, Dickses dhe Wards – ata të cilët e kanë ndihmuar Shekspirin të jetë ai që është sot. /Marrë nga: theconversation.com/në shqip: ObserverKult
ObserverKult
———————
Lexo edhe: