A ekziston miqësia e përjetshme? Ja çka thotë Pablo Neruda

Nga Pablo Neruda

Ndonjëherë në jetë hasim një miqësi krejt të veçantë: dikë që befas hyn në jetën tonë dhe gjithçka e ndryshon tërësisht.
Është dikush që të bën të qeshësh pareshtur; dikush që të bën të besosh se në këtë botë paskësh mirëfilli gjëra të mira.
Dikush që të bind se një derë pret të hapet prej teje. Kjo është miqësia e përjetshme…

Kur ndihesh i trishtë dhe bota të duket e mugët dhe e djerrë, kjo miqësi e përjetshme ta ngroh zemrën duke e shndërruar botën e mugët dhe të djerrë papritmas në diç të shndritshme dhe kuptimplotë.
Kjo miqësi e përjetshme të ndihmon në çastet e vështira, në trishtime dhe turbullirat e jetës.

Edhe nëse largohesh, kjo miqësi e përjetshme të ndjek ngaherë.
Nëse e humbet rrugën, kjo miqësi e përjetshme bëhet ylli yt polar dhe ta ngazëllon shpirtin.
Kjo miqësi e përjetshme të merr për dore duke të thënë se gjithçka do të shkojë mirë.
Kur njeriu has një miqësi të tillë, gjithnjë ndihet i lumtur plot hare, ngaqë asgjëje nuk i druhet më.
Sepse kjo miqësi do të zgjasë përgjatë tërë jetës, ngase miqësia e përjetshme nuk ka fund.

Përktheu: Elvi Sidheri

*Titulli i origjinalit: “Disa miqësi janë të përjetshme”

ObserverKult


pablo neruda

Lexo edhe:

PABLO NERUDA: KAM URI PËR GOJËN, ZËRIN, FLOKËT E TUA…

Vdes për gojën tënde, zërin tënd, flokët e tua.
I heshtur nëpër rrugë dhe i uritur endem.
S’më ngop buka, gjithë ditën menata më bën të vuaj
për lëngun e hapave tënde po rrekem.

Kam uri për të qeshurën tënde të ëndërrt
Për ngjyrën e duarve të tua, të një fruti të egër,
uri për gurët e thonjve të tu të zbehtë.
Dua të ta ha lëkurën, si një bajame e tërë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU