A ekziston një Atlantidë në Mesdhe?

A ekziston një Atlantidë në Mesdhe? Mund të jetë qyteti Ishulli Heraklion, që historiani grek Herodoti (shekulli i V –të P.K.) e përmend me emrin Thonis.

I Vendosur në detin pranë brigjeve egjiptiane, rreth shekullit të IX përfundoi i fundosur për motive ende të dyshimta (ngritje e ujrave, erozion i shkëmbenjve ose ngjarje të tjera katastrofike).

Ajo që është e sigurtë është që kishim të bënim me një port të rëndësishëm tregtar. Siç dëshmojnë ekspozimet e shumta arkeologjike të gjetura nga viti 2000, vit i zbulimit të tij nga ana e kërkuesit francez Franck Goddio, transmeton ‘bota.al’.

MONEDHAT

Midis gjetjeve ka monedha ari, pllaka të gdhendura, skulptura impresionuese, masa plumbi e relike fetare. Nëse Atlantida ka ekzistuar ndoshta vetëm në mite e legjenda, nuk mungojnë megjithatë zbulime të shumta të krahasueshme me atë të Heraklionit, midis të cilave piramida magjepsëse nënujore e Guanahacabibes (Kubë), “muret Bimini”(Bahamas), ndërtesat e gjirit të Khambatit (Indi) dhe fortesat detare përgjatë ishullit të Yonagunit (Japoni).

A ekziston një Atlantidë në Mesdhe?

—————————————————————————

LEXO EDHE: Nga Machu Picchu te Troja, 10 qytetet e pabesueshme që humbën gjatë historisë

Bota është plot me qytete të humbura, shumë prej të cilëve u braktisën duke mbetur një mister.

Kërkimi për qytete të tilla të humbura tërhoqi eksploruesit e aventurave që në shekullin e 15-të, duke çuar në zhvillimin e arkeologjisë.

Një qytet i humbur nuk duhet të ngatërrohet me qytetet fantazmë.

Qytetet e humbura janë të braktisura për shkak të rrethanave të ndryshme dhe vendndodhja e tyre është e njohur.

Machu Picchu, Peru

Machu Picchu, i njohur edhe si “Qyteti i humbur Inkas” është vendi më i famshëm Inka në botë. Është një vend i shekullit të 15-të i vendosur në një mal 2430 metra mbi nivelin e detit, rreth 80 km në veriperëndim të Kuskos. Shumica e arkeologëve besojnë se Machu Picchu është ndërtuar për perandorin Inkas Pachacuti. Machu Picchu është zona turistike më e vizituar në Peru.

Angkor, Kamboxhia

Angkor ishte një qytet i begatë nga shekulli i 9 deri në shekullin e 15 dhe ka monumentin më të madh fetar në botë. Në shekullin e 15-të qyteti u pushtua dhe u plaçkit.

Ai ishte pothuajse tërësisht i braktisur dhe i harruar, por tempulli i ndërtuar nga Mbreti Khmer Suryavarman 2, si tempulli i tij shtetëror dhe më vonë mauzoleumi mbijetoi dhe sot. Angkor Wat është monumenti më i famshëm dhe vendi më i vizituar në Kamboxhia. Ai është bërë simbol i vendit dhe shfaqet në flamurin e saj kombëtar.

Pompei, Itali

Historia e Pompeit është ndoshta historia më e famshme në këtë listë. Në vitin 79 AD mali Vezuv shpërtheu. Vezuvi, ende sot një nga vullkanet më aktiv në botë, varrosi qytetet e Herculaneum dhe Pompeit. Banorët e qyteteve ikën ose u varrosën me to dhe qytetet u harruan gjatë viteve. Në shekullin e 18-të gjatë gërmimeve ata u rizbuluan dhe sot. Pompei lulëzon si një tërheqje turistike, duke ofruar një vështrim të shkurtër në të kaluarën, në një qytet që gati 2.000 vjet më parë ngriu me kohën…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU