A është çmendur ky? Ish drejtori i Google apelon njerëzimin: Mos bëni fëmijë, sepse…

google

Ish-drejtori i Google X, Mo Gawdat, ka lëshuar një paralajmërim të tmerrshëm për rreziqet e inteligjencës artificiale.

Gawdat, ekspert i inteligjencës artificiale dhe ish-drejtori i Google X, ka paralajmëruar njerëzit që nuk kanë fëmijë që të mos bëjnë fëmijë për shkak të evolucionit të inteligjencës artificiale.

“Rreziqet janë aq të këqija, në fakt, saqë kur merren parasysh të gjitha kërcënimet e tjera për njerëzimin, mos bëni fëmijë nëse ende nuk jeni bërë prind,” i tha ai prezantuesit të podkastit “Diary of a CEO” me Steven Bartlett.

Për të, inteligjenca artificiale është sfida më e madhe me të cilën është përballur ndonjëherë njerëzimi.

“Nuk ka pasur kurrë një stuhi të tillë në historinë e njerëzimit. Stuhi ekonomike, gjeopolitike, ngrohja globale, ndryshimet klimatike, e gjithë ideja e inteligjencës artificiale”- tha ai.

ObserverKult

Lexoni edhe:


INTELIGJENCA ARTIFICIALE DUHET TË KONTROLLOHET SI ARMËT BËRTHAMORE!

CEO i Google dhe Alphabet, Sundar Pichai tha sot se shqetësimet për zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk e lënë të flejë. Kjo pasi sipas tij, teknologjia mund të jetë shumë e dëmshme nëse përdoret gabimisht.

Pichai bëri thirrje për një kuadër rregullator global për inteligjencën artificiale, të ngjashme me marrëveshjet e përdorura për të rregulluar përdorimin e armëve bërthamore. Pichai paralajmëroi se konkurrenca për të avancuar prodhimin e teknologjisë mund të çojë në anashkalimin e sigurisë, raportoi The Guardian.

“Mund të jetë shumë e dëmshme nëse zbatohet gabimisht. Ne nuk i kemi ende të gjitha përgjigjet, dhe teknologjia po ecën shpejt. Pra, a më mban kjo natën zgjuar? Absolutisht,” tha ai.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult