Piramidat janë strukturat më të çuditshme në planet.
Edhe mijëra vjet pas ndërtimit të tyre, ato mbeten një kryevepër e matematikës, astronomisë dhe inxhinierisë. Piramida e Madhe e Gizës është ndërtuar në vendin ku meridiani më i gjatë kryqëzohet me paralelin më të gjatë. Në fakt është ekzaktësisht qendra e masës së tokës.
Piramida e Madhe e Gizës është një strukturë komplekse e lashtë. Ajo vazhdon të na magjepsë me veçantinë e saj. Mijëra vjet pas ndërtimit, ende nuk jemi në gjendje të shpjegojmë se si kjo strukturë masive u ndërtua nga njerëzit që jetuan në kohët e lashta.
Aktualisht, piramida përbëhet nga rreth 2,300,000 blloqe guri. Pesha e secilit bllok është midis 2 dhe 30 ton. Dhe disa nga blloqet e gurit mund të peshojnë deri në 50 ton.
Është pothuajse e pamundur të imagjinohet se si këto blloqe të mëdha u gërmuan, transportuan dhe vendosën. E tëra kjo, pa teknologjinë moderne që përdorim sot në ndërtim.
Sipas studiuesve që bëjnë sot kërkime për piramidat, ndërtuesit e lashtë krijuan këtë strukturë të madhe duke përdorur vetëm blloqe guri dhe mjete bakri.
Në ditët e sotme, Piramida e Madhe e Gizës përfaqëson një mrekulli të inxhinierisë së lashtë. Baza e saj zë 55,000 metra katrorë. Çdo anë e piramidës është më e madhe se 20,000 metra katrorë.
Megjithatë, piramida nuk është vetëm një mister inxhinierie dhe arkitekture. Është gjithashtu një mister gjeografik. Sipas shkencëtarëve, piramida përballet me veriun e vërtetë, me vetëm një gabim të vogël, dhe ajo është struktura më ekzakte që ekziston. Dihet gjithashtu se Poli i Veriut lëviz, kështu që piramida u rreshtua në mënyrë të saktë pa ndonjë gabim në një moment të caktuar të ndërtimit. Përveç këtij misteri, është zbuluar një tjetër gjë e mahnitshme rreth Piramidës së Madhe të Gizës.
Studime të shumta të kryera nga ekspertë dhe shkencëtarë e konfirmojnë këtë.
Në vitin 1864, Charles Piazzi Smyth, shkruan për këtë tezë në librin e tij “Trashëgimia jonë në Piramidën e Madhe”.
Dr. Joseph Seiss në vitin 1877 njoftoi se Piramida e Madhe e Gizës është e vendosur në kryqëzimin e Ekuatorit dhe meridianit kryesor – me fjalë të tjera, në qendrën e saktë të planetit tonë.
Dr. Seiss shkruante: “Është konstatuar dhe demonstruar qartë se ekziston në atë monument të mrekullueshëm. . . një memorial masiv dhe i pashkatërrueshëm, i një njohjeje të plotë dhe të patëmeta të strukturës së universit, të shkencave të sakta dhe fizike, tokësore dhe kozmike, një përcaktim i një sistemi të përsosur të peshave dhe masave, të përshtatura shkencërisht me atë që Opifex Mundi (Krijuesi i Botës) e fiksoi në gjërat e kësaj bote… (Joseph Seiss, “Ungjilli i Yjeve”, fq. 175).”
LEXO EDHE: MISTERI I DHOMAVE TË FSHEHURA TË PIRAMIDAVE