A është xhelozia ashtu siç thotë Darvini “mbrojtje instinktive e çiftit”?

Darwini e quante xhelozinë “mbrojtje instinktive e çiftit”, ndërsa sipas psikologëve evolucionistë dhe neuroshkencëtarëve, xhelozia lind nga dëshira për të mbajtur çiftin të bashkuar dhe për të siguruar vazhdimësinë e gjeneve.

Shkencëtarët kanë identifikuar në korteksin ventromedial të trurit zonën që lidhet me xhelozinë dhe kanë zbuluar se burrat dhe gratë e përjetojnë atë ndryshe për arsye evolucionare. Burrat shqetësohen më shumë për mungesën e besnikërisë seksuale, ndërsa gratë për mundësinë e braktisjes emocionale.

Megjithëse është një ndjenjë natyrale, xhelozia mund të bëhet patologjike, dhe sipas Universitetit të Pizës, kjo lidhet me nivelet e ulëta të serotoninës, një neurotransmetues që ndihmon komunikimin midis qelizave nervore.

Por ja çfarë mendonin njerëzit e famshëm për xhelozinë:

Mund të jesh Hëna, e prapëseprapë të jesh xheloz për yjet./Gary Allan

Ai që është xheloz, nuk është në dashuri./ Shën Agustini

Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e xhelozisë dhe fuqinë e zilisë për të shkatërruar. Kurrë mos e nënvlerësoni./Oliver Stone

Dashnorët mund të jenë – dhe në fakt përgjithësisht janë – armiq, pra ata nuk mund të jenë kurrë miq, sepse duhet të ketë gjithmonë pakëz xhelozi dhe pakëz egoizëm në spekulimet e tyre./ Lord Bajroni

Termometri i suksesit është thjesht xhelozia e të pakënaqurve./ Salvador Dali

Xhelozia, ai dragua që vret dashurinë, nën pretekstin se po e mban gjallë./Havelock Ellis

Ai ishte xheloz për të ardhmen e saj, ndërsa ajo për të kaluarën e tij./ Anais Nin, “Delta e Venusit”

Unë jam xheloz për gjithcka, bukuria e të cilës nuk vdes. Unë jam xheloz për portretin që më ke pikturuar. Përse ai duhet të mbajë atë që unë duhet ta humbas? Çdo moment që kalon merr diçka prej meje, dhe i jep diçka atij. Ah sikur të ishte e kundërta! Nëse piktura të mund të ndryshonte, dhe unë të isha gjithmonë ai që jam tani! Përse e pikturove? Një dotë do të më përqeshë – do të më përqeshë në mënyrë të tmerrshme!/ Oscar Wilde, “Portreti i Dorian Greit”

Xhelozia në një romancë dashurie është si kripa në gjellë. Aq sa duhet e zbukuron edhe më tepër shijen, më tepër se duhet e prish jo vetëm shijen por rrezikon edhe jetën./ Maya Angelou

ObserverKult


Lexo edhe:

MESHARI I GJON BUZUKUT: FILLIMI I NJË RRUGËTIMI TË SHENJTË PËR GJUHËN DHE KULTURËN ARBËRORE