A i duroni arrogantët? Pse janë të tillë?

arroganca

Sjellje e vrazhdë, e pakulturuar; qëndrim përbuzës e mospërfillës kundrejt të tjerëve, trajtimi i të tjerëve me mendjemadhësi e në mënyrë fyese, kjo është arroganca.
A i duam njerëzit arrogantë, si na bëjnë të ndihemi, si reflektojnë në shoqëri?
Është folur shumë për këtë temë dhe në përgjithësi, menimet pikëpjeken te ajo se arroganca është e padurueshme shpesh deri në neveri, dhe se në përgjithësi, askush s’mund ta duroj njeriun arrogant.


Ja se si mendojnë disa nga mendjet e famshme për këtë gjë:

Sa me e vogël mendja aq më e madhe arroganca./Ezopi
Kurrë mos ji arrogant me të përulurin. Kurrë mos jij i përulur me arrogantin./ Jefferson Davis
Kur mendon se je aq lartë sa s’ke pse t’i dëgjosh ata përdhe, kjo është arroganca./Harvey Mackay
Kot e ke, arroganca kufizohet të fjalët./Tit Livi
Arroganca mund ta fryejë një njeri, por s’mund ta bëjë të fluturojë./John Ruckin
Arroganca mund të na qoj në vetëshkatërrim/Ezopi
Mohimi i farit është arroganca më e madhe/ Oriana Fallaci
Kush nuk përshtatet më mirësjelljen zakonisht paguan shtrenjtë për arrogancën./Fedro
Vetëm nëse fiton mund t’ja lejosh vetes të bësh arrogantin./ Rosi

Përgatiti U.V/ ObserverKult

Lexo edhe:

KADRI ROSHI: E MIRA NA MBULOHET NË VARR ME KOCKAT, E KEQJA MBAHET MEND!

kadri roshi arroganca

Kadri Roshi “Nderi i Kombit”, pak para se të ndahej nga kjo botë la një mesazh rrëqethës, por shumë domethënës…

“Njeriu ka nevojë për njeriun. Edhe kafsha thonë, kur plagoset kafsha tjetër shkon i lëpin plagën që t’i shërohet.

Po njeriu ç’duhet të bëjë për njeriun? Si thotë Shekspiri, njeriu çfarë vepre është njeriu? Sa bujar nga arsyeja, i pakufishëm nga zotësia, nga shtati dhe nga lëvizjet, sa i hijshëm dhe sa i çuditshëm …

Ç’është të duash një njeri? Asgjë s’të kushton. Jemi mysafirë, të tërë do të ikim, por prapë e keqja që bën çdo njeri mbetet, E mira i mbulohet shpesh në varr me kockat…”

ObserverKult