A keni dëgjuar për legjendën e “Hijes së pelegrinit”/ “Edhe sot e pret të dashurën…”

Legjenda flet për një prift dhe dashurinë e tij për një murgeshë. Sipas legjendës së vendosur në rrugën e Santiagos në Spanjë, prifti dilte vazhdimisht për shëtitje me murgeshën e re në këtë rrugë. Të dy kalonin orë të tëra shëtitje në atë zonë, derisa në një moment prifti u bind se kishte rënë në dashuri me murgeshën. Pas shumë vështirësish, ai mori guximin dhe i rrëfeu asaj dashurinë që ndjente dhe i propozoi t’ia mbathnin së bashku. Murgesha, duke u ndjerë edhe ajo e dashuruar, pranoi.

Ata e lanë takimin në qendër të Santiago di Compostela, prapa kishës. Në mënyrë që të mos njiheshin nga të tjerët, ata vendosën të visheshin si pelegrinë. Mirëpo murgesha nuk u paraqit në takim, pasi ndjenjat dhe plani i saj u zbuluan nga nëna murgeshë, e cila e dënoi duke e mbyllur në manastir dhe duke ia hequr të drejtën për të dalë prej tij.

Legjenda thotë se prifti i dashuruar nuk hoqi dorë kurrë nga dashuria e tij, dhe ende sot e pret murgeshën prapa kishës. Legjenda thotë se sa herë “troket” nata në sheshin e Quintanës, mund “të shihet” hija e burrit të dashuruar në pritje të së dashurës së tij. Ai nuk u dorëzua asnjëherë dhe ende sot vazhdon ta presë. Që nga ajo natë, ai e pret daljen e saj çdo mbrëmje, me shpresën se ajo do të vijë dhe do t’ia mbathin bashkë.

ObserverKult


Lexo edhe:

LEGJENDA E DHIMBSHME: SI MBETEN GJASHTË MIJË KRUSHQ TË VDEKUR- SHPËTUAN VEÇ DY NUSET