
Sot është 20 shkurti, që ka hyrë në histori si dita e “rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës” nga sheshi në qendër të Tiranës.
Gjatë viteve kanë dalë të dhëna të shumta se rrëzimi pa viktima i komunizmit në Shqipëri ishte një teatër i dirigjuar.
Historiania Nina Smirnova, në librin e saj “Historia e Shqipërisë Përgjatë Shekullit XX”, rrëfen vendimin për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.
Ajo thotë se ka qenë vetë Ramiz Alia, i cili ka urdhëruar rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.
Vetëm një muaj më vonë do të zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste. Ku nuk kishte më shumë se dy muaj kur u krijua nën kontrollin e Alisë “krahu opozitar politik”.
Ky krah përfshinte Partinë Demokratike dhe Partinë Republikane, sipas Smirnova.
LEXO EDHE: Enver Hoxha si shoku Zylo? Vajza e Dritëro Agollit zbuloi skicën e të atit (Foto)
Në rrëfimin e fakteve rreth rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës flet për dy partitë opozitare. Ajo thotë se dy partitë opozitare, nuk ishin madje dakord me vendimin e Ramiz Alisë.
“Pas kësaj Ramiz Alia nuk rrezikoi të merrte mbi vete përgjegjësinë për vendimin. Dhe në shkurt të vitit 1991, thirri Plenumin e KQ të PPSH-së. Ai shqyrtoi kërkesat e studentëve, i hodhi poshtë.
Ditën tjetër, si rezultat i demonstrimi statuja e madhe e Enver Hoxhës u rrëzua. Kjo u bë me ndihmën e një kavoje çeliku të sjellë nga uzina. Që mbante emrin e tij”, shkruan Smirnova./(gazetadita.al)