Nga Çun Lajçi
U mbështet n’shpinën time. Ma shtyni dorën pa dashje e sharkia kaloi n’gjunin tjetër. Kuptohet, telat u shliruen e kanga s’filloi fare!
Nuk ia nxuni stoli krejt prapanicën, ndaj m’shtyni tue shprushë si pula hinin!
Heshta gjatë! Sapo e kisha lexua letrën e hidhun t’Halil Matoshit; – vdiq dramaturgu Haqif Mulliqi!
Ndjeja zbrazëti n’shpirt ndaj heshtja ishte e duhuna.
-E sheh? Nji nga nji po ikin! S’po pyesin për moshën. Për rradhën! Po iu lodhet shpirti dhe; – tërrt!
Kur do t’ikësh ti? – për me ta shkrua nji letër dhimbjeje?
Jo nji po qinda letra me tituj t’mëdhej; – Gjeniu! Bardi! Legjenda! I madhi! E tërrta-vërrta me mbajtë fjalim mbi gurin e kokës tande!
E ktheva kokën si me zor por s’fola.
Ndjeja dhimbje e idhnim, ndaj prita t’me kalojnë që të dyat!
-Me zemër t’fryme kurrë mos fol nëse s’don me gabue, ndaj prita t’qetësohem!
Pse t’paktën s’thua; – mirëmbrama, po shkllup lëshohesh mbi mua? I them burrit që u kacavar!
S’po kërkoj t’me pyesësh a asht me leje me u ulë!? Me u fotografu!? Me ma vu dorën rreth qafet!? – Po t’paktën nji përshendetje bre burrë!
-S’jam thmijaç he shtatëqind dreqën e hangshin! Burrë me mustakë jam! Madje t’bardha si lesh dreqi, i thashë dhe e ktheva sharkinë aty ku ishte!
Njerëzit e hetuen sjelljen e pahieshme t’burrit pesëdhetë vjeç dhe u ndalën t’bajnë seri me rodin tonë, që kurrë s’ia dinë vlerën njeriut të vet!
Fotografo i tha grues, pa ma vu fare veshin se çka po i thosha.
-Hajt se e qet n’dyzen prap sharkinë, po buzëqesh pak m’tha e zhvu-zhvu i bani prapanica tue ba vendin n’stol!
E pata nji surprizë për ty, prandaj s’kërkova leje për kurgja tha kur grueja që e fotografoi i dha shej që të çohej!
Ishte i djersitun. Goja i kutërbonte nikotinë kur fliste! Mu nxu fryma! S’erdha n’vete për shumë sekonda. Aorta m’asht zgjanua e menzi ma mbushë zemrën gjak! Mbeta tue marrë frymë thellë!
-Cila ishte surpriza, m’fliste shikimi i inatosur kur ai shkoi me t’shoqen krah për krah tue u çaraveshë!
Shqiptarët janë t’mirë! Shqiptarët vërtetë janë të dashtun, por dashninë e kan paksa t’egër! Ndashtë!
Vonë buzëqesha!
Vajin e motres për Avdinë u mundova me këndua mbramë për Haqifin, por zani s’po m’shkonte! Thashë; – a mos m’u ka lodhë edhe mua shpirti!?
Shëngjin, 26.07.2023
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇUN LAJÇI: E MUER N’GRYKË E FAQET IA LAGI ME LOT…
Edhe njiherë e thirri. Edhe njiherë i tha eja te baba se njanit prej nesh o do ti plasë zemra o do t’i shterret uji n’sy!
Eja n’je i imi e n’jam i yti se nuk njofta njeri me dy jetë!
E sata herë ishte, që po ia thoshte të njejtën fjalë?
E sata herë ishte që po e këshillonte, se mbante mend as ai as i biri!
E hoq orën që e kishte kujtim ndër vite.
U çua me rrembim. I foli tue i shkumua buza. Me njenën dorë e mbante orën, me tjetrën e shtrëngonte gjoksin. Kishte dhimbje apo frikë nga ndonji atak, s’e muer vesh as i biri, se ky s’ipej lehtë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult