A. Pushkin: Karrocë e jetës

shalli i zi pushkin

Karrocë e jetës ecën shpejt
Sidoqë është e ngarkuar
Dhe karrocieri – jeta vetë
S’qëndron gjëkund për të pushuar.

N’agim me gaz ne udhëtojmë
Dhe kokën s’pyesim se lëmë.
Përtesën, dhelet i përçmojmë,
Bërtasim: – Jepi, ç’i … t’ëmën!

Po në mesditë, të kapitur
E mbledhim veten, kemi frikë.
Në prroshkë e gropë të papritur
Thërrasim: – Më ngadalë, o mik!

Karroca rend, në mbrëmje vonë
Mbi të dremisim ne të heshtur.
Gjersa arrijmë strehën tonë
Dhe koha kuajt nget pareshtur…

Në shqip: Jorgo Bllaci