Ekspozita “A thua ëndërr ishe ti” që do të hapet më 22 korrik në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, shënon fillimin e rrugëtimit të edicionit të 4-të të Festivalit Ndërkombëtar të Operas – Rame Lahaj.
Kuruar nga Arta Agani, ekspozita shpërfaq kryevepra të koleksionit privat të biznesmenit Rasim Mrlakut, përfshirë ato të artistëve të njohur si Adem Kastrati, Engjëll Berisha, Hamdi Bardhi, Muslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Simon Shiroka dhe Zake Prelvukaj.
Ekspozita hulumton simbolet e thella dhe shpesh të fshehura që artistët përdorin për të përfaqësuar ëndrrat, dashurinë dhe nostalgjinë. Duke eksploruar këto tema përmes pikturës, “A thua ëndërr ishe ti” synon të zbulojë gjuhën universale të simboleve që flet për thellësitë e përvojës njerëzore. Pikturat e koleksionit të z. Mrlakut përfshijnë një gamë të gjerë temash dhe shprehjesh; megjithatë disa prej tyre në veçanti lidhen për nga poetika që përmbajnë e që korrespondon me festivalin dhe temën e sivjetme “T’knoft zemra”./express
ObserverKult
Lexo edhe:
LEON LEKAJ: SHOH SHPESH DREJT SË ARDHMES, SEPSE JAM MËRZITË TUE PÂ GJÂNA TË PËRDÒRUNA