Abdyl Frashëri ishte dënuar dhe vuajti burgun në kalanë e Prizrenit

Më 23 tetor 1892, u nda nga jeta Abdyl Frashëri.

Emrin e vërtetë e pati Abdullah Hysni. Ishte një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare.

Në Parlamentin e Parë Osman të vitit 1877 hyri si deputet i Janinës, u zgjodh kryetar i Komitetit të Janinës dhe në dhjetor të po këtij viti, u zgjodh kryetar i Komitetit të Stambollit, që u formua për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Perandorinë Osmane.

Frashëri ishte një nga aktivistët kryesorë të Kuvendit të Prizrenit të krijuar për të mbrojtur trevat shqiptare, si pasojë e firmosjes së Traktatit të Shën Stefanit (1878). Mbrojti idenë e bashkimit të trevave shqiptare në një vilajet, në kuadër të Perandorisë Osmane. Gjatë Kongresit të Berlinit, në emër të Lidhjes, së bashku me Mehmet Ali Vrionin, kreu takime me përfaqësues të Fuqive të Mëdha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Në qeverinë e drejtuar nga Ymer Prizreni (1881), Abdyl Frashëri mori përgjegjësinë e ministrit të Punëve të Jashtme. Në prill të këtij viti u arrestua.

Në gjyqin që u bë në Prizren u dënua me vdekje, por më pas ky vendim u kthye në burgim të përjetshëm. Pasi kreu tre vjet denim, në burgun e kalasë së Prizrenit, u dërgua me qëndrim të detyruar në Ballëkesir dhe në Bandërma.

Në vitin 1886 u lirua me kushtin që të mos merrej me politikë dhe u caktua anëtar i këshillit të qytetit të Stambollit./ATSH

ObserverKult


alban bala

Lexo edhe:

ALBAN BALA: TI E KE DITUR QË TË KAM DASHUR GJITHMONË!

Poezi nga Alban Bala

Ti e ke ditur që të kam dashur gjithmonë.
Isha përherë aty ku ti sa kishe ikur
Ose aty ku do arrijë, në pragun e syve të mi të mbyllur.
Edhe pa të parë, arrija të të shihja.

Ti gjithmonë e ke ditur që të kam dashur, të kam pritur
Edhe kur s’e dija se ishe, kur s’kisha lindur.
Në gjakun e nënës sime ti ishe virtyti
Ishe ngjyra e kuqe e udhëtimeve, ikjeve
Malli i trishtë, e bardha e gëzimit, kthimi.

Në ëndrrat prej fëmije të kam shquar si hije
Që më fliste për dashurinë, më rriste.
Më vonë jemi parë në të njëjtën pasqyrë
Në orë të ndryshme të qiellit…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult