Adelina Ismajli: Shqipëria më ka dashur gjithmonë shumë, nuk më kryqëzoi asnjëherë!

Adelina Ismaili ka shkëlqyer në përformancën e saj në Fest 62, duke ngritur peshë të gjithë sallën me këngën tashmë të mirënjohur “Zemrën nuk ta fal”.

Energji, vokal shpërthyes, emocione, mund të përkufizohet e gjithë performanca e saj fantastike.

Performanca e saj u shoqërua duke kënduar edhe nga spektatorët në sallën e mbushur plot në Pallatin e Kongreseve.

Vetë artistja, pas përfundimit të performancës, mes mallëngjimit u shpreh se ishte shumë e emocionuar.

“Nuk mund t’i përshkuaj emocionet që po ndjej. Shqipëria më ka dashtë më shumë se Kosova, sepse nuk më keni kryqëzuar asnjëherë”, tha Ismajli. /rtsh

Për video mund të klikoni KËTU:

ObserverKult


timo flloko
Timo Flloko

Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: KUJT IA FAL TI PËRKËDHELJET DHE PUTHJET KËTË NATË?

Poezi nga Timo Flloko

Unë për ty i brodha rrugët,
pa fund në Tiranë…
Kujt ia fal ti përkëdheljet,
dhe puthjet këtë natë?
Dalngadalë po shuhen dritat në bulevard…
Shirat nisën prapë…zogjtë po ikin,
dhe unë mbeta,
si një endacak!

Sa çudi, kur ti më thua:
“Në zemër të kam”.
Unë e ndiej, ti e bën enkas,
me shpresë kot më mban…
E pastaj sërish largohesh,
nga sytë më humb, mallin të ma shtosh…
Pa ty, mbyllem thellë në vete,
qytetit s’dal dot!

U bënë muaj që s’të shoh,
dhe blirët janë tharë…
Piano-baret, bulevardet,
pa ty, heshtin, qajnë…
I mungon, ti, këtij qyteti,
në çdo skaj dhe çdo sekondë.
Hyri dimri përsëri,
dhe zemra t’u ftoh.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


zija çela- darka e gabuar plasari
Ismail Kadare

ISMAIL KADARE: TI IKE UDHËS SË PAFUNDME…

Poezi nga Ismail Kadare

Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherënës
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i hënës.

Lejlekët ikën, fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.

Tani në fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë erë e ftohtë,
Ku ca mullarë të gjysmuar
Duken që larg si Don Kishotë.

ObserverKult