Adem Gashi: Çorapët e nënës 01/01/2020 • 15:33 Me të rënë bora e parësi çarçaf i lehtë Maleve të Berishës,Ti lidhje në furkë shtëllungën e bardhëe bëje tjerrtë m’i thurje çorapët për ngricën. Përse lodhesh, o Nënë,kam pesëmbëdhjetë palë –Të thosha prej dhimbjes. Janë ndryshe, janë ndryshe –I jepje zë pëshpërimës. Tashti kam pesëdhjetë palëpo këmbët më ngrijnëpër çerek shekulli, 25 viteduke tjerrë shtëllunga malli e kujtime.