Është një mal diku me emrin Pikëllimë,
Një tjetër Tomor.
Thonë se qe fron perëndish.
Diku është një mal dhe një tjetër…
Male shumë e fusha pak
mbushur lulëkuqe dhe mëllenja
Dhe ato të pakëtat, oh
qenë tujgur me gjak!
Male të Namuna, fusha, lumenj e dy dete
që na i kriposin plagët me etje
e liqenet, ah liqenet
ata sy lotësh të lodhur që po shteren.