E PANJOHURA PËR JETËN DHE VDEKJEN
kur vdiq Lasgushi
zyrtarët monistë me tru të trashë
pyesnin me habi:
ç’ne ky, akoma ishte gjallë
o Zot
ai gjallë është edhe sot
sot do të nisen nga zyrtarët tanë
telegramet e ngushëllimit
për vdekjen e Bilbilit
o Zot
Bilbili është gjallë
në një gjethe tërfili
tjetër që ne s’dimë t’i lexojmë kalendarët
derisa “era loz me barin-ooo”
me tingujt e një violine përmallimi