1.
Kërkesë për miqësi 1 nn
Konfirmo
– Përsh. Flm. Pej ka je?
– …?
– Ku jeton?
– Në karantinë.
– Shka bon, si je?
– Rrah ujë në havan.
– Shka mthae, pum shan a?
– …
Bllok.
2.
NN: A je mirë?
– Jam shumë mirë. Madje shkëlqyeshëm!
NN: Ah, na poetët…
– Unë s’jam poet.
NN: Deshta me than na shkrimtarët…
– Unë s’jam shkrimtar.
NN: A je ti Ademi, ai qi…
– E bëj më rrallë tani.
NN: Po shka bon tani?
– Rrah ujë në havan.
NN: …?
Bllok.
3.
nn: …mjes! A je me Albinin a me Isën?
– Jo, me Nënën e Lubës.
nn: …!?
Bllok.
4.
Nn: A ma kreve qat punë?
– Cilën?
Nn: A s’je ti Ademi a? O m’fal! Gabim.
– …?
Bllok.