Ag Apolloni me romanin “Kësulëkuqja – përrallë për të rritur” nderohet me “Special Mention” nga European Union Prize for Literature

ag apolloni gjakut

Ag Apolloni me romanin “Kësulëkuqja – përrallë për të rritur”, është nderuar me “Special Mention”, në një ceremoni solemne të ndarjes së çmimeve për letërsi nga Bashkimi Evropian, në Panairin e Librit në Lajpcig.

Në mesin e 13 veprave të nominuara të autorëve të 13 shteteve evropiane, me “Special Mention” janë nderuar: Kosova, Qiproja, Estonia, Finlanda dhe Franca.
Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsi e fitoi Martina Vidaić nga Kroacia.

Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsi (EUPL), i mbështetur nga programi Creative Europe i Bashkimit Evropian, është një iniciativë për të njohur shkrimtarët më të mirë të letërsisë në zhvillim në Evropë.

Çmimi synon të vërë në qendër të vëmendjes krijimtarinë dhe pasurinë e larmishme të letërsisë bashkëkohore evropiane në fushën e letërsisë artistike, të promovojë qarkullimin e letërsisë brenda Evropës dhe të inkurajojë një interes më të madh për veprat letrare.

Fituesit e përzgjedhur promovohen me synimin për të zgjeruar audiencën e lexuesve përtej kufijve kombëtarë dhe gjuhësorë.

ObserverKult


Lexo edhe:

AG APOLLONI: UNË E DUA KËMISHËN E SAJ TË NATËS, JO KËMISHËN TIME TË GJAKUT!

KËMISHA E GJAKUT, poezi nga Ag Apolloni

Sa e zezë kjo natë!
Sonte ferri paska dalë mbi tokë.
Natë ideale për me marrë hak.
Kambana e kobshme më kumbon në kokë,
kudo i ndjej yshtjet: gjak! gjak! gjak!

Pa dalë! Ç’dritë feks n’atë dritare?
Para kam flakën e zemrës,
mbrapa këmishën me gjak.
Shih sa bukur ajo faqen e pshtet mbi dorë!
Ah, sikur mos ta dinte që unë jam Montag!

Poezinë e plotë e gjeni KËTU