Ag Apolloni: Nesër

Sonte askund nuk më dhemb;
sonte jam vetë dhimbja
që në vetvete po dënes.

E askush nuk e kupton natën
pse vdes në mëngjes.

Nesër për mue nuk do të ndodhë asgja,
nesër pa mue mund të ndodhë gjithçka.

Nesër shpirti bahet dritë e trupi bahet hi;
nesër asht nji fund, a nji fillim i ri.