Nga Agim Baçi
“Nëse mbyllim sytë dhe veshët me duar, nuk do të thotë se kemi ndalur kohën, e aq më pak të keqen…”, shkruan shkrimtari i njohur japonez Haruki Murakami në romanin e tij “Kafka në breg”. Ai përshkruan pasojën për zhytjen në detin e së keqes të të gjithë atyre që i mbyllin sytë me shpresën se gjithçka kalon pa pasur nevojë që ata vetë të bëjnë diçka.
Është një përshkrim kundër njeriut vëzhgues, që nuk guxon të pranojë të vërtetën, që shtrihet në shtratin e frikës dhe që mbulohet me një mbulesë ëndërrimesh me shpresën se e keqja ka thjesht një rrugë të shkurtër dhe se atë personalisht “nuk e njeh apo nuk e sheh”.
Por të mos lexosh të shkuarën është si të hipësh te “Titaniku”, vetëm se atje luhet muzikë e mirë, se ka një romancë qe ja vlen të jesh dëshmitar dhe se ka disa gjëra antike me vlerë,- pavarësisht se ti e di fundin e atij udhëtimi…
ObserverKult
Lexo edhe:
AGIM BAÇI: MENDIMET JANË HIJET E NDJENJAVE TONA
(Shënime për romanin “Kur qau Niçja”, Irvin D. Yalom)
Çfarë humbim kur nuk duam të pranojmë hendekun mes asaj që jemi dhe asaj që kemi dashur të jemi? A mund të bëhemi ai apo ajo që jemi nëse nuk arrijmë t’ia pohojmë vetes sonë atë çfarë na ka tronditur më shumë se gjithçka, që na ka lënë pa gjumë apo që ka ka shtyrë të meditojmë gjatë?
Irvin D. Yalom, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Standfordit në SHBA, në rolin e shkrimtarit, ka përdorur emra sugjestionues për të ngritur pikëpyetje të rëndësishme për atë çfarë mund ta në tërheqë në udhën për të fituar veten, e për t’i dhënë kuptim ndjesive tona.
Niçe, Frojdi, dhe profesori i këtij të fundit, Brojeri, e shumë bashkëkohës të tyre, janë emra të cilët të ngjallin kërshërinë të ndjekësh rrëfimin edhe kur je paralajmëruar se kemi të bëjmë me një trill.
Yalom, ngre me kujdes pyetje të cilat, nga përgjigjet që kërkojnë, mund të kenë vendime të pakthyeshme për jetët tona.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU