Agim Doçi: Albina Kelmendi jo vetëm në finale por me rezultatin më të lartë të Shqipërisë

Sonte është gjysmëfinalja e dytë e Eurovizion në Liverpul të Britanisë dhe është edhe nata kur këndon përfaqësuesja e Shqipërisë, Albina Kelmendi së bashku me familjen e saj.

Kënga “Duje” është e shumë komentuar që në momentin që u prezantua në festival. Kjo pasi që erdhi në një mënyrë të ndryshme edhe për numrin e pjesëmarrësve në këtë projekt.

I komentuar ka qenë edhe teksti i këngës. Disa e kanë vlerësuar dhe të tjerë e kanë kritikuar me nota të ashpra.

Por poeti Agim Doçi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews se Albina Kelmendi jo vetëm në finale por me rezultatin më të lartë të Shqipërisë.

“Në gjykimin tim kjo këngë është himn. Pikërisht në kohën që jetojmë kur familja nuk po funksionon mjaftueshëm që të mbajë të lidhur njerëzit. Për mendimin tim, kjo këngë jo vetëm që do jetë në finale po do marrë rezultatin më të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit shqiptar në Eurosong”, tha Doçi./ euronews.al

ObserverKult


agim doçi

Lexo edhe:

AGIM DOÇI “SHOKOHET” ME KËNGËN E KËTIJ KËNGËTARIT: “RRUGAÇ! DUHET TË FUTET TË PAKTËN 3 VJET NË BURG”

Muzika ka evoluar jashtëzakonisht shumë, si në tregun muzikor shqiptar, ashtu edhe në atë botëror. Së fundi, tekstshkruesi i njohur shqiptar, Agim Doçi ka komentuar tekstet e këngëve që po këndohen së fundi nga këngëtarët shqiptarë.

I ftuar në RTV Ora, Doçi dëgjoi një pjesë nga kënga e Mozzik “Bespreme”. Me këtë rast ai mbeti i shokuar.

Derisa dëgjonte vargjet “U ta hanksha pii-ken nën buze( la-la-la) E a to dyja që i man nër bluzë (la-la-la)“, poeti Doçi reperin Aliu e quajti “rrugaç”.

Çka janë more këta rrugaçë, po ku bie unë në nivelin e këtyre. U ta hanksha e ma hënksh. Mos moj burrneshë. Ata duhen fut të paktën 3 vjet në burg, me i rrahë” – tha ai.

Kujtojmë se, poeti Agim Doçi i ka dhuruar me vite vargje mbresëlënëse artit shqiptar, duke u nisur që nga “E duam lumturinë” të Parashqevi Simakut e deri te “A vitet pafajësia” që e këndoi Leonora Jakupi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult