Poezi nga Agim Mala
Mos më kërko
nuk do të ekzistojë më rruga
që më solli te ti
As buca mes ujërave
mes bjeshkëve
ku u takuam
Mos më kërko
mbi pëllëmbët e huaja
do të pushojë gërsheti yt
ëndrrat
Gjithçka do të jetë e palëvizshme
Nga sharri te bjeshët e nemuna
një deti i vdekur
Nesër
nata nuk do të ketë të sosur
kur të kthehem në lëkurën time
në vjeshtë
t’i rendis kujtimet në herbarium
Ta pres vdekjen.
*Shkëputur nga libri me poezi “Gjak në ëndërr”
Përgatiti: ObserverKult
————————–
Lexo edhe: