Agim Vinca flet për peticionin e nënshkruar për gjuhën shqipe

Agim Vinca

Një grup intelektualësh në Shqipëri, ku renditen: Rexhep Qosja, Fatos Tarifa, Bamir Topi, Xhevat Lloshi, Pëllumb Xhufi etj, i kanë kërkuar mediave që të ndërhyjnë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare.

Ndalimi i tyre sipas iniciatorëve synon që ta mbrojë gjuhën dhe kulturën shqipe, sidomos nga pellazgologët.

Agim Vinca, profesor, një nga nënshkruesit e peticionit, ka thënë se disa persona po dalin në ekrane me “dije të zymta” dhe po kontestojnë albanologët që janë kredibilë, që sipas tij dëmtojnë gjuhën e kulturën shqiptare.

“Ky peticion ka dy mesazhe për mendimin tim, e para është gjendja e gjuhës shqipe në jetën tonë në përgjithësi, në sistemin arsimor, në institucione.

Sharlatan është për disa të quajtur shkencëtarë që kanë dalur viteve të fundit që kontestojnë rezultatet kryesore të Eqrem Çabejt dhe albanologëve të tjerë.

Jo pse këta janë të paprekshëm e të pagabueshëm por sepse këta paraqiten me dije shumë amatoreske, shumë të gjymta”, ka thënë ndër tjerash ai në “Pressing” të T7.

ObserverKult


jusuf gërvalla

Lexo edhe:

BUQETË ME POEZI TË JUSUF GËRVALLËS: KANGA QË DO T’I KËNDOJ ASAJ…

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, dekoruar edhe me Urdhrin Hero i Kosovës, poetit, Jusuf Gërvalla:

U MËSOVA TË DUA

Në duart e mia të ftohta me duart e mia
Trupin tënd e preka të ftohtë në argjilë
Largimin tënd akull dhe gazi m’u bë helm
Dimrin tonë të ftohtë e ngurosa në qepallë
E mapësuar dora ime e hapi kuvelinë
E dimrit
Dhe erdhi pranvera e dashurisë ndaj njeriut.
Gazi i tij pa kripë kripa e tij pa det e argjilë
Portofoli imë rëre gërshetat e tij kallam
Duart e mia të ftohta
Trupi i tij ujë
Dhe letër e verdhë.

Recitonte në sallën e madhe të zbrazët të ftohtë
Rendi i katërt ishte plot
Dyshemeja me lëvore gështenjash
Këndet e larta rrjetë merimangash
E dikush tha. Po çirresh kot!
Duart e tij të ftohta e sytë e tij të ngrohtë!

Pikëllimi s’ia kishte frikën 
Ai dukej si kuvertë anijeve në detin Marmara
(nuk e di nga m’erdhi ky përfytyrim)
Ashtu dukej. Si kanjushë.
I verdhë. I ftohtë e i dashur
Mbi të gjithë që dashurojnë.

Në duart e mia të ftohta
E kam ndjerë shtrëngimin e dorës si prush
Në largimin e tij nuk kishte dhera të huaja
As shtigje që përsëri e sjellin aq të përhitur
Të dashur
Si fjalët e para si deti i ri si qyteti
Në kartëpostale.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult