
Më 20 qershor 1990, Prof. Agim Vinca bashkë edhe me intelektual e krijues tjerë ishin mysafir të nderuar të Klubit Shqiptar “Rilindja” në Schaffhausen të Zvicrës. Në mbrëmjen letrare marrin pjesë edhe poetët Azem Shkreli dhe Ali Podrimja.
Klubi i punëtorëve shqiptarë «Rilindja» në Schaffhausen është themeluar në vitin 1987. Ky ishte organizimi i parë në historinë e komunitetit shqiptarë në këtë pjesë të Zvicrës. Aty janë zhvilluar aktivitete të shumta solidarizimi atdhetar si dhe veprimtari të ndryshme kulturore e artistike, arsimore e edukuese, politike e shoqërore.
Ju ftojmë të dëgjoni recitimin e poezisë nga Agim Vinca, në këtë takim, plot 35 vjet më parë. Ndërsa në videon e dytë mund të ndiqni edhe poezi tjera të interpretuara nga vet Agim Vinca, që mrekulluan pjesëmarrësit të këtij manifestimi.
ObserverKult
Lexo edhe:
AGIM VINCA: ELEGJI PËR TIRANËN TIME