Agim Vinca lexon një pjesë nga tregimi “Qytete pa hapa” të Arlind Farizit

Agim Vinca

Shkrimtari ynë i njohur, Agim Vinca, ka lexuar së fundmi një pjesë nga tregimi “Qytete pa hapa” të Arlind Farizit.

Tregimi “Qytete pa hapa”

Mbylla derën e zyrës 347 po sytë nuk ia ndava portretit të Kadaresë. E kapa, më tha: se Italian qe Gjenerali i ushtrisë së vdekur, se Lulet janë të ftohta në mars, se na prêt një Prill i thyer, do ketë dhe Aksident, mos prit ogure të mira nga Darka e gabuar, do e kalosh lehtë Dimrin e vetmisë së madhe, mbaje mend, për momentin Krushqit janë të ngrirë, Pashallarët e kuq nuk kanë zgjedhur kurrë asnjë çështje, nuk do zgjedhin as këtë sot, ëndrrën për vaksinën e flitojnë ende në Pallatin e ëndrrave.

Ligji mjekësor një Kamare e turpit. Sa vit i mbrapshtë 2020-ta.

Një ditë Mjegullat e Tiranës do hiqen. Do e kalojmë Urën me tri harqe e në Ditë kafenesh do kthehet shpresa, në Qytetin pa reklama.

Një ditë, të cilën do e dëshirojë të jetë e nesërmja, unë dhe Ledri im të rrokim Motive me diell.  Ti je Pasardhësi im. Një ditë ti do shkruash Dosjen H. Ti djali im, ti Kushëriri i engjujve .

Derën e mbylla me çelës, si këtë tregim. Nuk dua më të shkruaj fjalën “ngushëllime”.

ObserverKult


pa lamtumirë agim vinca

Lexo edhe:

AGIM VINCA: SAZET E OHRIT

Poezi nga Agim Vinca: Sazet e Ohrit

Fustanellë e bardhë posi shkumë lumi
Nderë mbi liqen gjer te Shën Naumi.

Gjer te Shën Naumi e tutje në breg
Për një zjarr të fshehur, për një mall që djeg

Për një mall që djeg, për një bukuri:
“Falmi, moj, falmi; falmi, moj, sytë e zi…”.

Tingujt e gërnetës derdhen palë-palë
Si vala në breg, si lumi në zall

Tingujt e gërnetës, tingujt e xhurasë
Se ç’ja thonë të shkretës, aty rrëzë kalasë

Aty rrëzë kalasë, te çinari plak
Një kaba e vjetër, një rimë, një baladë

Një rimë, një baladë, një mall i pashuar:
“Falmi, moj, falmi; falmi, moj, sytë e shkruar…”

Ata sytë e tu, që m’i ke nën vetull:
Ditën ma bënë vit, vitin ma bënë shekull

Poezinë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult