Agron Llakaj bën dedikim prekës për Koço Devolen: Po të kujtoj me këtë fotografi…

Dje u bënë dy vite që, aktori i mirënjohur shqiptar Koço Devole, u nda nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh në familje dhe në ekranet shqiptare.

Në dyvjetorin e vdekjes, kolegu dhe miku i tij i ngushtë, Agron Llakaj ka bërë një dedikim prekës për të ndjerin Koço Devole.

Ai ka publikuar një foto të vjetër të tyre duke e krahasuar me një yll lart në qiell.

“I Madhi dhe i paharruari Koço Devole. Aristokrati humorit shqiptar. Jeta është e tillë, të rrëmben në të tashmen me të gjitha hallet e saj, punën, shëndetin, sfidën, kënaqësi e pakënaqësi, trishtim dhe zhgënjim…, por kjo nuk na bën të të harrojme Ty o i paarritshmi Koço Devole…,ngremë sytë lart në qiell dhe aty si yll je Ti. Në këtë 2 vjetor të ndarjes tënde nga ne, po të kujtoj me këtë fotografi…,sepse ti ishe vërtet aktor “papjoni”.I paharruar i shtrenjti Koço”, shkruan aktori në foton e shpërndarë në Instagram.


Lexo edhe:

E VËRTETA E ARRESTIMIT TË KOÇO DEVOLES NË ITALI! SI U ANGAZHUA SALI BERISHA DHE ILIR META PËR TA LIRUAR AKTORIN E HUMORIT

Gazetari Mitro Çela ka publikuar kohë më parë detaje interesante nga jeta e aktorit të njohur të humorit, Koço Devole. Devole u nda nga jeta pas betejës me CO VID-19.

Çela për herë të parë ka zbuluar prapaskenat, se si angazhoi Sali Berisha avokatin e Berluskonit. Dhe interesimin e Ilir Metës për të liruar Devolen nga arrestimi në Itali.

“Për arsye të mos arsyes Koço u arrestua në Itali. Politikanët bënë sehir?- e pyes
unë dhe Filipi më thotë: -Përkundrazi. Sali Berisha më thirri në Parlament. Më tha se në Itali kishte mik një avokat të njohur…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU