Dua t’u bëj një urim të gjithë miqve, të njohurve dhe atyre, që miq na bëjnë përpjekjet e përbashkëta, pavarësisht distancës, në çdo strehë gjeografike ku na ka shpërndarë Fati: – Të gjithë ju, miq, e meritoni të keni një Vit të Ri të gëzuar e shpërblyes, një vit çlirues ku të shpërthejnë energjitë tuaja më të mira, engjëlli juaj, heroi juaj, ajo legjendë mirësie që është Vetja juaj e Plotë! Ne mund të shpëtojmë veten, njëri-tjetrin dhe të tjerët. Bota po ashpërsohet, por jeni ju garancia, se jo gjithçka do të përfundojë në sfurkun e djallit. Jemi të gatuar të gjithë prej një lënde me ëndrrat dhe ëndrrat nuk janë dobësi e jona, por forca që nuk mposhtet dot!
Gëzuar, shëndet, paqe, punë, dashuri e krijim për të gjithë! Ju përqafoj!
ObserverKult
Lexo edhe