Përmes një reagimi në “Facebook”, kohë më parë, ish-drejtori i Institutit për studimin e krimeve dhe pasojat e komunizmit, Agron Tufa, ka bërë të ditur se Jorgaqi, njihej me pseudonimin “dragoi” dhe e ka cilësuar si spiunin më jetëgjatë të Sigurimit të shtetit komunist.
“Me veprën e tij, ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite, nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi” – shkruan Tufa.
Sipas Tufës, Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën.
Mesazhi i plotë:
NASHO JORGAQI SPIUNI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI”
Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun!
Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist.
Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun kan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH.
Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”.
Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës.
Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të:
“Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”.
Dhe diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.
P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës.
ObserverKult
Lexo edhe: