“Ah bre motra jem, shpirti im i bardhë”, fjalët prekëse të vëllait të Burbuqe Berishës

Regjisorja e njohur kosovare, Burbuqe Berisha ndërroi jetë dje papritur në vendin e saj të punës.

Për vdekjen e saj reaguan artistë, politikanë dhe të gjithë ata që e njohën Burbuqen.

Vëllai i saj, Dardan Berisha ka shkruar disa fjalë prekëse për ikjen e saj të hershme nga kjo botë.

“Ah bre motra jeme shpirti im i bardhë, po heret na le”, shkroi Berisha.

“Ah bre motra jeme shpirti im i bardhë, po heret na le”, shkroi Berisha.

LEXO EDHE: KUSH ISHTE BURBUQE BERISHA, REGJISORJA QË SOT NDËRROI JETË

sh-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, ka vdekur sot në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës.

Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë ekipet e nevojshme mjekësore dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Ndër personat e parë që shkroi për vdekjen e Berishës, ishte aktorja Shengyl Ismaili. E cila me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, shkroi “Pusho e qete Buqe, shpirti i bardhë”.

Në biografinë e Burbuqe Berishës shkruan se ajo studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve. Dega Regji e Filmit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Ka krijuar një numër të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe të gjatë. Si dhe dokumentarë, seriale televizive, shfaqje teatrore dhe është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar. Dhe ne vitin 2019 është fituese e Çmimit Kombëtar për Kinematografi, transmeton ‘gazetaexpress’.

Për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë. Për katër vite si producentë në Kosova-Film. Po ashtu për katër vite me radhë si drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota” ne vitin 2017 kryetar e këshillit drejtues te TKK.

Në shumë festivale filmash ka qenë anëtare e jurive profesionale. Me karakter ndërkombëtar dhe është aktiviste e shumë kampanjave bamirëse.

Së fundmi ka qenë edhe prodekane në një kolegj privat.