A e dini kush është autori i tekstit: “Ah, Shqypni, mos thuj mbarova” (Video)

Sigurisht e keni dëgjuar të kënduar nga rapsodi Dervish Shaqa këngën folklorike “Ah Shqypni, mos thuj mbarova”, por, a e dini se kush është autori i tekstit të saj?

Poezia është shkruar nga një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, që ishte edhe publicist e poet, nga Hil Mosi. Titulli i poezisë është “Kosova në luftë“.

ObserverKult ju sjell poezinë e plotë të Hil Mosit e po ashtu edhe këngën e Dervish Shaqës.

Kosova në luftë, poezi nga Hil Mosi

Ah, Shqypni, mos thuj mbarova,
Se djelmt tu edhe jan’ gjall’!
N’kamb asht çu e rrebt Kosova
E ban luftën ball’ për ball’.

Ish nji vjet’ ndër ma të vshtira,
Me nji mij nandqind e dhjetë,
Kur Kosov’ mbloj egërsira,
Për me shbi çdo bim’ mbi dhetë.

Ish, por sa e nis njathera
Bota mbar’ për m’u gjallsu
Kur me knaqje vjen prandvera
T’gjith natyren m’e lulzu.

Ah, ehu! Do sheje t’kqia
Jan kah vin’ prej ans mbi Le!
N’vent t’prendvers që pret Shqypnia,
Bje mbi të nj’ e rrebt rrufe.

Prej Azis’ tek jan kah lshohen
Me tërbim të madh barbart,
Për me vra, me pre kta çohen,
Me turpnu për jet Shqyptart.

E n’Prishtin’ atje pik’ s’parit
Krisi topi me duhi,
Atje gjaku i shqyptarit
Ra në tok’ me bi përsri.

  • Titulli i origjnialit:

Ju ftoojmë ta dëgjoni të kënduar nga Dervish Shaqa:

ObserverKult

Lexo edhe:

PASHKO VASA: O MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI…

pashko vasa shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.

Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult