Ai donte jetën, ajo veç vdekjen desh…

letër dashurie

Nga William Shakespeare

Ai desh vdekjen dhe premtimet e saj të zbehta,
Në jetën pa shpresë të një djaloshi në përgjërim,
Ai desh të vdiste, të ndahej veç prej hidhërimit,
Të harronte ditët e netët plot dhimbje e trishtim.

Ajo jetën desh ta gëzonte plot zjarr e harrim,
Donte njerëzit dhe vitet që shkonin plot gëzim,
Qe dhuratë prej qiellit e qeshur plot gajret,
Lule e pavyshkur në daç në shi a erë me tërbim.

Por një ditë prej ditësh gjithçka ndryshoi rrjedhë,
Dashuria keq i përfshiu dhe nuk ditën a benë mirë,
Se ajo shumë donte jetën e ai vdekjen fort e desh,
Cili nga të dy nga kjo betejë më i fortë do dilte?

Duheshin aq shumë sa çdo gjë do sakrifikonin,
Çdo gjë përreth familje e miq gati të mohonin,
Gjithçka për tu dashur se ajo qe pasuri e tyre,
Por ajo desh jetën te gëzonte e ai vdekjen desh …

Sa të ndryshëm po aq edhe të afërt në gjithçka,
Për dashurinë e çmendur mes tyre merreshin vesh,
Por njeri veç për vdekjen ëndërronte të ikte fluturim,
E tjetra të jetonte me të desh, pa brenga e hidhërim.

Por historia ka një fund : të ndaheshin me shtrëngim,
Ata që kishin premtuar besnikëri gjer në amshim,
E sot në dhimbje e torturë djaloshi jetën po e shkon,
Nga që vajza për të në qiell lart ka shkuar fluturim …

Ai donte vdekjen, ajo jetën veç desh,
Ai për të jetoi, ajo për të dha shpirt …

(Shqipëruar nga frëngjishtja në shqip nga Vasil Qesari)

ObserverKult

————————————–

Lexo edhe:

A ISHTE SHEKSPIRI GRUA?