Legjenda: Si e vranë Xhemilen e bukur në Ulqin
Ka qenë nji vajzë shum e bukur qi i thoshin Xhemile. Kjo, tuj u rrit e tuj u zbukuru. Kët e lakmojshin shum djelm të ri, djelm konaqesh. Kjo kishte zanë marak në nji djalë fukara, por nuk e napin për atë, veç e martojnë me nji gjemxhi. Gjemxhija shpesh merrte derin e nuk kthehej n’Ulqin me muej e vjetë. Xhemilja, e re si vera, pritte burrin tuj qendisë edhe e lutte zotin për me ju kthy prej detit burri shndosh e mirë. As kur i vdiq nana e baba, gjemxhija nuk qillaj në shpi. Kur dikur u kthy ai, ere shokët e tij nga deti, e pritën kajshitë dhe kushrijtë në Mole.
Kur ishte ba gjemxhija me shku prep me barkë, të shoqen, Xhemilen e bukur, ja len amanet kajshisë parë, mulla Hamit. Xhemilja kishte ba si i kishte thanë burri: kishte mbyllë derën mirë me reze dhe me shul ullinit mbrapa kurse mulla Hamin, kur donte me ble denji gja n’pazar, e thirrte dhe ja lshonte paret me kaçile nga penxherja e shtërgueme me permak pej mprapa kafazit.
Gjanat qi ja blente mulla Hami, prep kjo e lithte kaçilen me kanap edhe e ngrente nalt, e kshtu për gjithçka qi kishte lazym, mulla Hami ja binte.
Mirpa, ditët kalojshin si uji. Nji natje mbas sabahit, Xhemilja, e bukur si fllanxa pej mrapa kafazit, e thrret mulla Hamin për m’i thanë qi m’i ble diçka. Kur erdhi ai, kja e çeli kafazin dhe i kallxaj se çka ka qef m’i ble. Mulla e pavi nusen e bukur ere fillaj me hysharete me i thanë se e lakman.
Kshtu nji ditë prej diç ere aja fillaj me ju qeshë e gërdhishë mullës, qi e lakmonte shum. Ky nji ditë i thotë grues vet qi ka me shku me kënu mejlyt në katundin Zoganj. At natë mulla nejti deri vonë nëpër Pazar edhe erdh si hije e u fut ,,fuq” në shpi të Xhemiles. Pej at nate fjet ere shum net me te, kurse në shpi mulla Hami i thotë se shkon me këndu mejly’e me byryntyzë hatme ere me la xhenaze nëpër katunde…
Doli zani ere muer Ulqinin se ka metë Xhemilja me sebep. Kërkush rob i gjallë s’e dinte se me ke e ka. Dalkadalë ksaj fillaj barra me ju dukë.
Gjemxhija kishte kalu shumë qi kishte shku me barkë plet navlan. Gruen e kishte lanë pa kasavet ere ishte tamaqar për me fitu e me u ngopë sa ma tepër me pare.
Nji ditë Xhemilja i kallxan ere mulla Hamit për marren qi kishin ba, par ky e shiqaj shtremët ere iku. At natë ja çan në shpi nji kushrinen të saj, e cila i thotë Xhemiles se i ka ardh burri me barkë në Vardanas ere qi ka çu xhevap për me shku kja atje. Vishet e u gadit Xhemilja ere u nisën. Demek për mas me pasë frigë, mulla Hami i kishte gjetë dy katunarë për m’i përcjellë kyt me kushrinën deri në Vardanas. Acaherë kishte ndodhë natë e tershme. Kta, sa kaluen Kronin e Mustafajt përpara Lugut t’Balës dhe Medrës, janë ulë teposhtë te deti. Ja kanë varë nji gurë ksaj në qafë dhe i kanë dhanë shtymen në ujë.
Kështu e bani të paqenun mulla Hami Xhemilen ere qysh atëherë ati lugut i meti emni Lugu i Xhemiles.
Aja kushrina e Xhemiles, qi e ka ba heksinë ka thanë se ere Xhemiles ja kishte ni zemra të zezën e saj, se, kur kanë kalu ullishtes, i ka bisedu, të cilën bisedë manej e kanë hujdisë kangën.
*Legjendëm për Xhemilen e tregoi plaka shtatëdhjetë vjeçare Feride Brisku nga Mhalla e Re e Ulqinit. E shënoi Bahri Brisku, po ashtu nga Ulqini.
Shkëputur nga libri “Balada dhe legjenda”, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës, 1974
ObserverKult
Lexo edhe: