Princ Harry pretendon se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, Princ William.
Sipas tij, kjo gjë ka ndodhur gjatë një sherri për martesën e tij me Meghan Markle.
“The Guardian” ka marrë një kopje të “Spare” – librit të shumëpritur të Dukës së Sussex-it – disa ditë përpara se të dalë në shitje.
Në një pjesë të librit, pretendohet se William e kapi vëllain e tij duke e rrëzuar në dysheme.
Harry vazhdon të pretendojë se William e kishte quajtur aktoren amerikane, me të cilën ai tashmë ka dy fëmijë, si “të vështirë”, “të vrazhdë” dhe “mizore”.
“Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Shumë shpejt. Ai më kapi për jake dhe më rrëzoi në dysheme.”, thuhet se ka shkruar Harry në libër.
“U shtriva për një moment, i trullosur, më pas u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”, vazhdohet më tej në librin e tij.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur në Nottingham Cottage në vitin 2019 kur Harry jetonte atje dhe filloi kur William mbërriti dhe u ankua për Meghan./gazetashqip
Lexo edhe:
PRINC HARRY RRËFEN JETËN E TIJ NË NJË LIBËR
Princ Harry, një nga figurat më të përfolura në botë, po përgatitet të botojë një libër me kujtime, të cilin ai e quan “plotësisht të vërtetë”.
Duka i Sussex do të publikojë librin përmes Penguin Random House, në fund të vitit 2022. Botuesi i veprës thekson se princ Harry, për herë të parë, do të ndajë publikisht përvojat, aventurat.
Po ashtu edhe umbjet dhe mësimet e jetës që e kanë ndihmuar në formësimin e tij.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult